fbpx
Ad imageAd image

Letra prekëse e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë: Jetoj në ankth, ata kanë njohje…

Blloku min lexim

26-vjeçarja nga Vlora, e cila disa ditë më parë u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë Oltjano Tahiri, Gentiano Mehmeti dhe Albi Ceno ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në studionin e emisionit “Piranja”.

Teksa e kishte të pamundur të tregonte dhimbjen mes fjalëve, ajo kishte vendosur që ta shprehte mes rreshtave. Ajo kishte shkruar se ndjehet e frikësuar pasi pasi tre të rinjtë janë “me para dhe të fuqishëm”, ndërsa ajo vjen nga një familje e thjeshtë.

- Advertisement -

“Kam vendosur te dal sonte ketu, pa fytyre per shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme. Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër.

Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë. Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lek dhe njohin njerëz. Ndërsa, unë vij nga një familje e thjeshtë që jetojnë në fshat. Por, nuk do e shkelin kurrë dinjtetin tim siç u munduan ta shkelin.

- Advertisement -

Do vazhdoj të them të vërtetën dhe kokën do e mbaj lart, edhe për ata që më shajnë dhe kërcënojnë, urrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit do marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse dhe i falenderoj”, shkruhej në letrën e 26-vjeçares, të cilën për shkak të emocioneve të forta të vazjës e lexoi moderatorja e emisionit, Dojna Mema.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock