fbpx
Ad imageAd image

E premtja plotë emocione/ 1 mijë “zemra kuqezi” “pushtojnë” Moldavinë

Blloku min lexim

17 nëntori pritet të kujtohet përjetësisht, jo vetëm si data e çlirimit të Tiranës, por dhe si data kur Shqipëria zyrtarizoi kualifikimin për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian, të paktën kështu shpresojnë tifozët.

Paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar Kombëtarja e kanë shtuar besimin, askush nuk imagjinon një përfundim ndryshe, sot është dita për të festuar, është pjesa e parë e festimeve, pasi festa e madhe është projektuar të hënën, më 20 nëntor, pas sfidës me Ishujt Farore, në fund të këtij rrugëtimi.

- Advertisement -

Si kurrë më parë, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, për këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares aq në Kishinau, në Moldavi, aty ku do të jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi

- Advertisement -

.1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu. Edhe moldavët e kanë projektuar si ditë festë këtë sfidë, pasi stadiumi është “sold-out”, janë shitur të gjithë biletat. Këtë takim do ta ndjekin live 10.500 tifozë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO