ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

by BllokuTV
11/05/2026
Reading Time: 3 mins read
376 24
0
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë se ka përdorur imazhin e saj për të promovuar televizorët e kompanisë pa miratim.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, këngëtarja pretendon se fotografia e saj është përdorur në materiale promocionale dhe në paketimet e televizorëve Samsung në mbarë botën, pa dijeninë e saj dhe pa asnjë pagesë apo marrëveshje paraprake.

Në padi thuhet se fytyra e artistes është përdorur në një fushatë të gjerë marketingu për produkte konsumatore, pa i dhënë asaj kontroll mbi mënyrën se si po i përdorej imazhi.

RELATED STORIES

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026
Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit

Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit

30/09/2024

Sipas ekipit ligjor të Dua-s, fotografia në fjalë është realizuar në prapaskenat e Austin City Limits Festival në vitin 2024 dhe të drejtat e autorit i zotëron vetë artistja.

Padia pretendon se Samsung nisi ta përdorte fotografinë në fillim të vitit 2025 për të promovuar televizorët e saj në tregje të ndryshme ndërkombëtare. Kur këngëtarja zbuloi përdorimin e imazhit të saj, ajo kërkoi që kompania ta ndalonte menjëherë fushatën, por sipas pretendimeve të saj, përgjigjja e Samsung ishte “shpërfillëse” dhe kompania refuzoi të tërhiqte materialet.

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro

Në dokumentet e gjykatës përfshihen edhe komente të fansave në rrjetet sociale, ku disa përdorues shkruanin se ishin ndikuar të blinin televizorët pikërisht sepse mendonin se Dua Lipa po i promovonte ato.

“S’kisha plan për të blerë televizor, por kur pashë kutinë me Dua Lipa-n vendosa ta marr”, shkruante një përdorues, ndërsa një tjetër komentonte: “Do ta blija atë televizor vetëm sepse është Dua Lipa”.

Këngëtarja akuzon kompaninë për shkelje të të drejtave të autorit, përdorim të paautorizuar të identitetit të saj publik dhe krijim të një përshtypjeje të rreme sikur ajo kishte mbështetur produktin.

Përveç dëmshpërblimit prej të paktën 15 milionë dollarësh, artistja kërkon edhe fitimet që kompania dyshohet se ka përfituar nga përdorimi i imazhit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa përballet me çështje ligjore. Vitin e kaluar ajo fitoi një proces gjyqësor lidhur me hitin e saj Levitating, pasi dy autorë muzikorë e akuzuan se kishte kopjuar melodinë e këngës së tyre. Gjykata vendosi në favor të artistes, duke argumentuar se ngjashmëritë muzikore nuk ishin të mjaftueshme për të përbërë shkelje të të drejtave të autorit.

  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
  • Kontakt
  • Marketing

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro