ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Histori tronditëse! Vdes foshnja që u braktis nga nëna në garazh: Isha e pamartuar, kisha frikë!

by Blloku
09/11/2023
Reading Time: 2 mins read
391 8
0
Histori tronditëse! Vdes foshnja që u braktis nga nëna në garazh: Isha e pamartuar, kisha frikë!

Vendi ynë është tronditur nga lajmet e kobshme që janë publikuar në këto ditë. Një vogëlushe u dhunua dhe iu thye këmba nga edukatorja në kopsht dhe vetëm dy ditë më pas një foshnje u braktis nga nëna  e saj në një garazh në Yzberisht. Megjithë 24 orët përpjekje të stafit mjekësor tek “Koço Gliozheni”, bebja i seksit mashkull, nuk mbijetoi.

Foshnja e diagnostikuar me shumë probleme është lindur në kushte të tmerrshme nga nëna e saj 30 vjeçare. Fosnja  u la në një divan, i hedhur aty për plehra. Të qarët e saj, alarmuan banorët e pallatit, më pas policia e dërgoi në spital.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Kur ajo mbërriti në reanimacion ishte e mbuluar me gjak e baltë me hipotermi të thellë, pa shenja jete, pa frymëmarrje, pa rrahje zemre dhe me kordon në qafë. Foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, por gjendja e të porsalindurit mbeti e rëndë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!”, njoftoi stafi mjekësor.

Nëna për të cilën thuhet se është nga Pogradeci, aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor. Kur ajo të përmirësohet, do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, të paktën deri në fund të hëtimeve nën akuzën ‘Braktisja e fëmijëve të mitur”

Në dëshminë e parë të saj në polici, ajo tentoi të mohonte gjithçka, por më pas tregoi që ishte një e re beqare, e pamartuar, dhe nuk pranoi të tregonte atësinë e foshnjës.

“Kisha turp nga opinionini, nga familja, ata nuk e dinin ndaj e fsheha shtatzaninë”

Një histori sa e dhimbëshme dhe e frikshme, që na tregon se hallkat e zinxhirit në vend po prishen.

Tags: braktisjefoshnjegarazhnena

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro