Avoktaja Vjollca Pustina ka shokuar me deklaratën e saj në një emision televiziv ku po flitej për rastet e shumta të përdhunimit që kanë ndodhu në ditët e fundit.
Ajo tha se ndodhin më shumë për shkak se të rinjtë e teprojnë me alkoolin, por edhe vajzat duhet të tregohen më të kujdeshme se meshkujt- meshkuj janë.
“Përdhunimet ndodhin rëndom të premteve dhe të shtunave për shkak se vajzat e teprojnë pak me pijen. Kam rastisur që brenda një nate vijnë në emergjencë vajza të shpërfytyara të shoqëruar nga 3-4 djem.
Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur shkojnë nëpër diskoteka se meshkujt meshkuj janë”, u shpreh Pustina