fbpx
Ad imageAd image

Greqi, vizitat ekskluzive private në Akropol jashtë orarit zyrtar do të kushtojnë 5000 euro

Blloku min lexim

Një nga monumentet antike më të vizituara në botë, Akropoli i Athinës, ka nisur turne private për 5000 euro jashtë orarit zyrtar, sipas faqes për blerjen e biletave për turin e trashëgimisë greke.

Ato turne private të rezervuara për grupe deri në pesë persona, të cilat shkaktuan polemika kur u shpallën, fillojnë në orën 7:00 të mëngjesit ose pas orës 20:00, raporton AFP.

- Advertisement -

“Shërbimi ekskluziv është i disponueshëm vetëm për grupe prej katër deri në pesë persona dhe mund të përfshijë një guidë nëse klientët dëshirojnë”, thuhet në faqen e internetit të Hellenic Heritage, e cila prezanton turnetë me emrin “The Acropolis Experience”.

Sipas mediave greke, vizita e parë private u zhvillua të shtunën e kaluar pas mbylljes zyrtare, nga një çift rus i shoqëruar nga guida e tyre.

- Advertisement -

Vizitat private do të zhvillohen të martën, të premten dhe të shtunën dhe janë prezantuar për të shmangur turmat, sipas sajtit.

Kujdestarët e zonave arkeologjike, kundër vizitave private

- Advertisement -

Të paralajmëruar vitin e kaluar, turnetë private në Partenon dhe thesare të tjera të Akropolit ishin planifikuar fillimisht të nisnin më 1 prill, por u shtynë për një kohë të pacaktuar nga Ministria e Kulturës.

Sindikata e kujdestarëve të zonave arkeologjike greke kundërshton “mënyrën se si organizohen vizitat private pa pjesëmarrjen e tyre”.

“Nuk kishim informacion për organizimin e këtyre vizitave”, thonë nga sindikata.

Akropoli është ndërtuar në shekullin e 5-të para Krishtit, është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një atraksion i madh për turistët. Vitin e kaluar është shënuar një numër rekord i vizitorëve – gati katër milionë sosh.

Zyrtarisht është i hapur për publikun nga ora 8:00 deri në 20:00, bileta e rregullt kushton 20 euro dhe në kombinim me objektet e tjera antike 30 euro. 

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock