ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Njihuni me destinacionin më të lirë në botë për pushime, një pije kushton vetëm 0,91 dollarë

by Blloku
12/07/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Njihuni me destinacionin më të lirë në botë për pushime, një pije kushton vetëm 0,91 dollarë

Post Office Travel Money ka publikuar destinacionet më të lira dhe më të shtrenjta në botë për vitin 2024. Raporti shqyrton faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në vendimmarrjen për pushimet në vitin 2024, nga kursi i këmbimit deri te kostoja e ushqimit dhe vizita në atraksionet më të njohura turistike të çdo destinacioni.

Sipas studimit, Vietnami kryeson tabelën për herë të parë.Ish-qyteti port i Hội An kryeson destinacionin për turistët me buxhet të ulët, falë tarifave më të ulëta të restoranteve dhe bareve dhe një rënie të konsiderueshme të vlerës së dongit vietnamez.

Në Hội An birra kushton (1,46 dollarë), pija (0,91 dollarë) dhe kremi kundër diellit (4,66 dollarë). Hội An është një nga qytetet më simpatike dhe atmosferike të Vietnamit.

RELATED STORIES

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024
Ky qytet shpallet qyteti më i mirë në botë për jetën e natës

Ky qytet shpallet qyteti më i mirë në botë për jetën e natës

27/08/2024

Raporti i vitit 2024 e vendos Cape Town, kryesuesin e vitit të kaluar, në vendin e dytë. Kostot lokale janë rritur, por është ende vendi më i lirë për një vakt me tre pjata (43,67 dollarë).

Mombasa në Kenia ka zënë vendin e tretë, Tokio në Japoni i katërti dhe Algarve i Portugalisë i pesti.

Më poshtë është lista e dhjetë destinacioneve më të lira dhe dhjetë më të shtrenjta në botë për vitin 20024.

Kjo bazohet tek çmimi mesatar i kombinuar i një kafeje lokale, birrë, pije, gotë verë, shishe me ujë, krem kundër diellit, kundër insekteve dhe një vakt me tre pjata.

Destinacionet më të lira në botë

1. Hoi An, Vietnam: 51,18 £
2. Cape Town, Afrika e Jugut: 54,35 £
3. Mombasa, Kenia: 54,93 £
4. Tokio, Japoni: 59,05 £
5. Algarve, Portugali: 59,69 £
6. Sharm el-Sheikh, Egjipt: 61,37 £
7. Sunny Beach, Bullgari: 62,49 £
8. Kuta, Bali: 63,31 £
9. Marmaris, Turqi: 66,07 £
10. Paphos, Qipro: 73,32 £

Destinacionet më të shtrenjta në botë
1. Tamarindo, Kosta Rika: 158,04 £
2. Nju Jork, SHBA: 143,28 £
3. St John’s, Antigua: 138,424 £
4.Rodney Bay, St Lucia: 137,40 £
5. Bridgetown, Barbados: 134,92 £
6. Dubai: 134,29 £
7. Scarborough, Tobago: 130,58 £
8. Cancun, Meksikë: 127,10 £
9. Darwin, Australi: 126,36 £
10. Punta Cana, Republika Dominikane: 124,70 £

Tags: Destinacionet më të lirapushime

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro