fbpx
Ad imageAd image

Shpikja e fundit, një mitër artificiale për njerëzit

Blloku min lexim

Shkenca dhe teknologjia po ecin në hapa aq të shpejta sa po sjellin shpikje që nuk na shkonin kurrë në mendje.  Mediat në SHBA raportojnë se së shpejti në Amerikë mund të jepet autorizimi për eksperimentimin e mitrës artificiale.

- Advertisement -

Qëllimi i projektimit të saj është evitimi i vdekjeve apo problemeve që lidhen me lindjet e parakohshme, ato para javës së 28 të shtatzënisë. Teknologjia e krijuar në këtë fushë, është testuar prej vitesh tashme tek kafshët, dhe tashmë pritet përgjigja e FDA, autoriteti i barnave në SHBA, për të lejuar fazën e eksperimentimit tek njeriu.

Mitra artificiale inovative, është një lloj ene plastike, në brendësi të së cilës riprodhohen disa karakteristika të mitrës në gjendje të oskigjenojnë gjakun duke lidhur kirurgjikisht enët e kordonit të kërthizës me një pajisje të jashtme.

- Advertisement -

Nëse do të pranohet, do të shënoje një fazë revolucionare në mjekësi, por natyrisht nuk mungojnë skepticizmat nga ana etike.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO