fbpx
Ad imageAd image

Publikohen datat e Maturës Shtetërore për provimet e vjeshtës

Blloku min lexim

Miratohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimi,t provimet e maturës do të nisin më datën 16 Gusht, me provimin e gjuhës së huaj, më pas më 22 Gusht do jetë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërkohë që matematika do zhvillohet më 28 Gusht.

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës është lënda me zgjedhje do jetë më 4 Shtator.

- Advertisement -

Ndërkohë që edhe provimet e maturës të shkollave profesionale do ketë të njëjtat data më gjimnazet e përgjithshme, vetëm se më 4 Shtator ata zhvillojnë provimin e teorisë profesionale të integruar.

Në provimet e maturës kanë të drejtën të hyjnë ata maturantë që nuk kanë kaluar me sukses klasën e 12-të, se mund të kenë ndonjë lëndë që kanë ngelur, të cilët mesatarisht vlerësohen në 1500 maturantë në mbarë vendin.

- Advertisement -

Por në provimet e vjeshtës do të futen edhe të gjithë ata maturantë që kanë hyrë në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë dhe mund të jenë vlerësuar me notën 4 në ndonjë nga provimet.

Sipas rezultateve të maturës shtetërore numri më i madh i mbetësve ishte në matematikë, me rreth 700 maturantë, dhe 630 në provimin e lëndës me zgjedhje. Në total në provimet e maturës shtetërore në gusht, pritet të futën mbi 3 mijë maturantë.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO