fbpx
Ad imageAd image

“Pse më lag me shampanjë?”/ Si nisi sherri masiv në lokalin luksoz në Palasë, një person humbi ndjenjat

Blloku min lexim

Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mbërmjen e së hënës në lokalin luksoz “SIN” në Palasë, ku pak ditë më parë këndoi edhe këngëtari grek Konstantinos Argyros. 

Raportohet se motivi i sherrit masiv ka qenë për shkaqe banale ku fillimisht mes personave të përfshirë janë përdorur frazat: ‘Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë!’. 

- Advertisement -

Në total në këtë konflikt janë përfshirë 6 persona, ku janë goditur mes tyre me sende të forta. 

Në video shfaqen disa persona të veshur me bluza të zeza grushtojnë mbi tavolinë një tjetër person, duke e qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të turpit.

- Advertisement -

Ndërkohë shumë pranë tavolinës, një tjetër ra në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Për t’i ardhur në ndihmë miqtë e tij kërkojnë ujë që ta sjellin në vete. ‘Kape kape, ujë, ujë, ujë…’ – thonë miqtë e tij.

Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim dy persona, Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

- Advertisement -

Sipas policisë gjatë konfliktit për motive të dobëta, ata kanë goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO