ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Pas Harvardit, Gjuha Shqipe futet në kurrikulën e një prej universiteteve më prestigjioze në botë

by Blloku
31/10/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Pas Harvardit, Gjuha Shqipe futet në kurrikulën e një prej universiteteve më prestigjioze në botë

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Ndërsa tani ka ardhur një tjetër lajm i mirë!  Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsylvania), një nga më të mirët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në botë.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Lajmin e mirë e ka dhënë vajza shqiptare Ballina Prishtina, e cila ka luajtur një rol në përpjekjet për ta bindur administratën e universitetit.

“Shpresoj që ta kuptojmë të gjithë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë të këtij universiteti], për gjuhën tonë të bukur e unike që do të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook. Ballina shkruan se “gjuha jonë mbijetoi mrekullisht qindra viteve nën pushtim të huaj. Unë doja që ta shihja të gjallë e për shumë vite të tjera, të dokumentuar në arkivat historikë të Universitetit tonë, si një gjuhë që këmbëngul në një komb të qëndresës.

Kursi “Shqipja Elementare” (Elementary Albanian), niveli fillestar i gjuhës do të ofrohet në Departamentin e Gjuhëve për çdo student të interesuar. Ndonëse është vetëm një hyrje në gjuhën shqipe, kursi mund të shërbejë si një hapje dyersh për studentët që do të donin të dinin më shumë për gjuhën dhe historinë tonë, shpjegon Ballina. “… do të shërbejë edhe si një mjet për brezin e parë, të dytë e madje edhe të tretë të shqiptaro-amerikanëve për ruajtur gjuhën shqipe ndër breza. U bëj thirrje të gjithë studentëve të tanishëm që të regjistrohen në këtë kurs për të lënë një gjurmë në listat e notave dhe në arsimimin tuaj, si luftëtarë që po bëni çdo gjë që duhet për ta mbajtur gjuhën tonë të folur dhe të gjallë. Shpresoj që të kujtoheni të gjithë që të mos ndaloni kurrë së luftuari për popullin dhe gjuhën tuaj”, shkruan ajo.

Ky është një tjetër hap i mirë për ne.

Tags: Gjuha shqipeUniversitet

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro