fbpx
Ad imageAd image

“Më premtuan bust nëse shiten 100 mijë bileta”/ Ermal Mamaqi habit me deklaratën

Blloku min lexim

Producenti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Top Story” foli për epokën e re të filmit shqiptar dhe kontributin e tij, duke sjellë filma komikë, në të cilat ka luajtur edhe si aktor protagonist.

Mamaqi tregon se është sulmuar dhe goditur për filmat e tij, ndërsa tregon se shumë nuk e kanë mbështetur, por gjithsesi shprehet se është krenar që filmat e tij janë përkrahur dhe pëlqyer nga publiku.

- Advertisement -

“Edhe janë sulmuar dhe goditur nga disa mjeshtra të kinemasë që fatkeqësisht pinë raki te Akademia e Arteve. Ajo që më pëlqen dhe jam krenar që ndodhi me filmat e mi është që jo vetëm u përkrahën nga publiku po bën diçka që u reflektua në industri. U motivuan shumë për të bërë një film independet dhe u pa një fakt të tillë që po mund të bësh lekë me filmin shqiptar”, tha aktori.

Më tutje ai rrëfeu se si nuk ia pranonin filmin në kinema.

- Advertisement -

“Po u thoja ‘po shiko se do jetë Elvana Gjata’. ‘Ore nuk sheh njeri film shqip, harroje’, më thanë. U thash ‘sa është filmi më i shitur nga ju ndonjëherë?’ ‘24 mijë bileta.’ Bëra llogaritë dhe 24 mijë bileta nuk nxirrnin lekët e filmit. I thash duhet patjetër që të bëj 100 mijë bileta ndryshe nuk dal me fitim. Më thanë ‘po bëre 100 mijë bileta ne do të bëjmë bustin këtu poshtë kinemasë’”, tregon Ermali.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock