Në çdo dalje të saj ne ekran jemi mësuar që Arbana Osmanin ta shohim ekstravagante. Dhe si pasojë shpesh herë ajo kritikohet nga ndjekësit e saj.
Në daljet e saj të fundit moderatorja është kritikuar në komente për veshjen e saj.
Një ndjekëse i ka komentuar në një formë aspak të këndshme. “Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”.
Ajo nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje po qa të ashpër. “Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i përgjigjet ajo.