FOTO/ Nuk ishin në gjysmëfinalen e “Ferma VIP”, reagon Fjoralba dhe Besi

Blloku
Nga
min lexim

Gjysmëfinalja e “Ferma VIP” u zhvillua mbrëmë në një mënyrë krejt të pazakontë, pa dy moderatorët! As Fjoralba Ponari edhe as aktori Bes Kallaku nuk mundën që të ishin pjesë e një prej netëve më të rëndësishme të spektaklit. Kështu që moderimin e mori si “detyrë” opinionistja Sonila Meço.

Por çfarë ndodhi që edhe Ponari dhe Kallaku munguan?

Në postimet e treguara më pas, duket se Fjoralba kishte pësuar një problem shëndetësor në minutat e fundit dhe kishte përfunduar në spital, madje dhe postoi një foto me vigon në krah. Por nuk zbuloi më tej detaje të tjera lidhur me atë që i kishte ndodhur. 

“Si duhej të kishte shkuar & si shkoi?! Falenderuese pafund për çdo mesazh të ngrohtë, në këto momente!,”-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale. 

Etiketa:
Shpërnda artikullin