Santiana Maloku ka takuar partnerin e saj mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “live” të “BBVK”.
Çifti aq i komentuar në publik dhuroi momente emocionuese edhe pse partneri i Santianës vendosi të ruante privatësinë e tij duke mos u shfaqur imazhin e tij.

Në ‘dhomën e sekreteve’ publiku pati mundësinë të shikonte hijet e dy personazheve teksa dukeshin që ndanin puthje e përqafime me njëri-tjetrin.
Ardhja e tij në shtëpinë e “BBVK” ishte diçka e papritur pasi Lirimi nuk është një personazh publik.
Por mesazhi që ai i dha Santianës ishte i qartë, ai nënkupton dëshirën e tij për distancën ndaj partneres së tij dhe Bucit kur shprehet: Mos i jep kohë njerëzve të pa vlerë, vazhdo lojën tënde ne të njohim shumë mirë fokusohu vetëm tek mendimi i publikut jo tek njerëzit aty brenda