Leka dhe Elia janë në proces divorci, ky është lajmi që po bënë xhiron e rrjetit dhe fansat kanë dëshirë të dinë më shumë se çfarë ka ndodhur. Kështu, pa përfunduar me procedurat Princit iu zbulua lidhja e re e dashurisë. Sipas Living, Princi është në një romancë dashurie me një fotografe e cila është kujdesur të kurojë në detaje edhe profilin në rrjetet sociale të tij.
Fotot profesionale janë shtuar, por jo vetëm kaq, duket se fotografja ka rikthyer edhe buzëqeshjen në portretin e Lekës.
Princi bën “tag” në secilën foto që është shkrepur nga profesionistja Blerta Celibashi. Dyshimet që ngrihen nga fansat janë të shumta.

Ndërsa, kujtojmë se të gjitha dyshimet për ndarjen me Elian nisën nga Princi, i cili pasi e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram hoqi edhe unazën e martesës.