fbpx
Ad imageAd image

Foto/ E dashura e Bleros “shpërthen” keq ndaj personit që i menaxhon faqen këngëtarit

Blloku min lexim

Gjatë primet të mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip Kosova” ne ekranin e shtëpisë u publikua një video përmes së cilës ish-konkurentja Vesa Vllasaliu dha disa mesazhe për banorët. Një ndër ta ishte dhe Blero Muharremi, të cilin e këshilloi që të ketë kujdes ndaj banorëve.

- Advertisement -

Blero, Blero, Blero sytë janë te ti kështu që ke kujdes se kush po të afrohet”; tha ajo.

Mirëpo, një person i cili menaxhon Instagramin e Bleros ka ‘shpërthyer’ keq ndaj Veses.

- Advertisement -

Vesa, Blero nuk ka nevojë për këshillat e as mesazhe nga askush as më pak nga ish-banorët. Blero ka një familje jashtë, ka njëvajzë dhe vajza e tij është arsyeja e pjesëmarrjes së tij në këtë garë. Shikoje jetën tënde dhe fat në dashuritë e ardhshme. Sytë dhe veshët te Blero janë që dy dekada“, shkruhej në postimin e bërë nga miku i Bleros që ia menaxhon Instagramin atij.

- Advertisement -

E dashura e këngëatrit përmes një postimi në InstaStory, ka reaguar keq ndaj personit që e menaxhon faqen e të dashurit të saj. Ajo tha se Vesa dhe Blero kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa i kërkoi personit në fjalë të tregohet më i kujdesshëm në postimet që bën.

Përshëndetje të gjithëve. Këtë postim, nga një mik që paguhet për të menaxhuar llogarinë e Blerimit në Instagram gjatë kohës që Blerimi është në formatin aktual, më duhet të komentoj shkurtimisht. Nuk e kuptoj postimin dhe çfare deshe të thuash?

Vesa Vllasaliu dhe Blerimi kanë një marrëdhënie të mirë, nuk ke nevojë të kërcesh aty ku nuk është e nevojshme. Vesa bënte shaka, asgjë më shumë. Gjithçka ëshëe e relaksuar. Je mjaft agresiv dhe ofendues ne postimin tend.

Të dy do të bëhën miq të mirë sapo Blerimi të kthehet nga ‘BBVK’, jam e sigurt për këtë. Vesa është absolutisht personi i gabuar që po sulmon, secili prej nesh dëshiron më të mirën për Blerimin. Unë si partnerja e tij të kërkoj të tregosh më shumë respekt i nderuar dhe të jesh më i kujdesshem me postimet që bën. Respekte”, ka shkruar e dashura e këngëtarit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock