Çfarë ndodhi mbrëmë në “DWTS”, Bora Zemani i ndërpreu fjalën Oltës nga frika mos i bëhet reklamë e keqe TCH

Blloku
Nga
min lexim

Mbrëmja e shkuar në “Dancing with the Stars”, ishte plot surpriza, dinamika por edhe kunja mes njëri tjetrit. Olta Gixhari ishte një nga antaret e jurisë, ndërkohë që Luizi ka qenë i ftuar special i mbrëmjes.

Pas perfomancës Eno dhe Bora kanë ftuar në skenë disa nga aktorët e filmit ku kanë luajtur bashkë Olta dhe Luzi, përfshirë këtu Sara Hoxha, Eni Shehu, Roerd Toçe. Të gjithë janë pyetur sesi e presin promovimin e filmit, mes komenteve të personazheve, Olta e cila është një aktore me goxha eksperiencë ka thënë:

Ndonjëherë kur pritshmëria është shumë e lartë, emocionet janë akoma edhe më lart. Edhe mbase mund të ndodhi ndonjëherë që njerëzit edhe mund të zhgënjehen, unë nuk e di por nuk e uroj këtë”– ndërkohë që fjala është ndërprerë nga Bora.

Këtë ta them unë me siguri, sepse ky është filmi i parë i Top Channel films dhe ku ve dorë Topi gjërat janë gjithmonë të bukura”– ka thënë Bora, duke dalë menjëherë në mbrojtje të TCh, nga frika se mos i bëhet reklamë e keqe.

Shpërnda artikullin