fbpx
Ad imageAd image

E trishtë në Dimal! Mësuesja pëson infarkt teksa shpjegonte mësimin

Blloku min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese ka humbur ndjenjat në klasë teksa jepte mësim. Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën Sali Gjuka, u dërgua në Tiranë, por mësohet se humbi jetën si pasojë e një infarkti.

Etleva ishte nënë e tre fëmijëve të mitur.

- Advertisement -

Nxënësit, stafi i shkollës dhe drejtoria arsimore e qytetit kanë ndarë dedikimet e tyre prekëse në rrjetet sociale.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju.
E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh.
Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd.
Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe.
Të qoftë dheu i lehtë!
U prehsh në paqe!”, shkruan stafi i shkollës.

- Advertisement -

“Presore si je?
Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim!
Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona!
Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakat e tua!(Nxenesit e tu)”

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO