fbpx
Ad imageAd image

Këngëtarët që kanë hequr dorë nga muzika  dhe janë zhdukur nga skena prej kohësh

Blloku min lexim

Të gjithë thonë sot që këngët e kohëve të vjetra ishin më plotësuara dhe të bukura. Madje disa prej nesh i dëgjojmë edhe sot me nostalgji, sepse dikur ishin më pak në numër këngëtarët, por me më shumë meritë.  Por,  gjatë evolucionit të muzikës kemi parë shumë këngëtarë të vijnë dhe të ikin, disa prej tyre jo vetëm që kanë lënë emrin e tyre, por kanë dhënë një ndikim afatgjatë.

- Advertisement -

Këngëtarë nga të gjitha zhanret, “rock” apo “pop”, ndryshuan jetën tonë me artin e tyre, duke nga shoqëruar në momentet më të gëzuara apo të trishtuara. Sot po përmendim disa prej personazheve që kanë hequr dorë nga muzika për shkaqe të ndryshme.

Orinda Huta

- Advertisement -

Orinda depërtoi në tregun artistik në fillim të viteve 2000, por prej kohësh nuk ka sjellë më asnjë hit të ri. Në vitin 2014 ajo prezantoi dy këngë të suksesshme, “Boom Boom”, në maj dhe “Te amo” në korrik. Huta i është fokusuar karrierës si moderatore, momentalisht në televizionin “Tv Klan”.

- Advertisement -

Ledina Çelo

Ledina Çelo i ka munguar prej vitesh skenës dhe prezencën e saj të fundit para publikut shqiptar kujtojmë që ishte si moderatore në Festivalin e Këngës të RTSH-së. “Do të heq dorë nga muzika kur mos të marr frymë. Kam lindur me muzikën, babai ka qenë këngëtar, ne dëgjonim gjithmonë muzikë klasike. Do t’i kthehem shumë shpjet skenës, pasi është shtëpia ime e dytë”, tha Ledina Çelo gjatë një intreviste për emisionin “Lart e Poshtë”. Kënga e saj e fundit është “Gaboja”, e publikuar në 2013-n.

Çiljeta Xhilaga

Çiljeta është shkëputur prej disa vitesh nga karriera si këngëtare. Dhe tani artisja është fokusuar në një tjetër profesion, shumë larg muzikës. Ajo po studion për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë. 

Alketa Vejsiu

Është një personazh që nuk i është larguar ekranit shqiptar për asnjë moment, por i ka munguar skenës së muzikës. Alketa Vejsiu nisi të këndonte që në moshën e adoleshencës, por vendosi që të kishte prioritet gjithmonë moderimin e spektakleve të njohura. Kënga e fundit me të cilën u prezantua është “Po s’më puthe ti”, e vitit 2004. Pavarësisht se herë pas here performon këngë të famshme, nuk ka ardhur me një hit të sajin.

Julka Gramo

Tashmë ka kaluar në statusin e moderatores, atë të nënës së dy djemve dhe të bashkëshortes së DJ Andit. Ndërsa prezanton një emision në “NRG Radio”, Julka është shkëputur nga muzika që në vitin 2014, pas publikimit të këngës “Mengjesi pa ty”.

Ardian Trebicka

Me siguri e kishit harruar të gjithë, por këngët e tij na kanë shoqëruar prej vitesh deri në 2013-n. Artisti 51-vjeçar nuk realizoi më asnjë këngë prej “E imja je”.

Tuna

Prej 2 vitesh ajo iu fokusua lidhjes me Patris Berishën dhe më pas me krijimin e familjes, pasi një vit më parë erdhi në jetë vogëlushi Tian. Në prill të 2016-s ajo publikoi këngën “Dy Tima”, për të bërë më pas një pushim nga skena shqiptare. Deri kur, nuk e dimë!

Malda Susuri

Kanë kaluar vite që kur këngëtarja Malda Susuri preku zemrat e të gjithë të dashuruarve me hitin “Dashuri e hidhur”. Kënga u pëlqye dhe u memorizua aq shumë nga publiku, saqë të gjithë e dinë dhe e njohin edhe sot. Në një intervistë për “Iconstyle.al” në shtator të 2017-s, ajo tregoi se do të rikthehet me një projekt nga Faton Dolaku.

Grupi Aurora

Grupi Aurora u formua në vitin 2002, me iniciativën e 4 të rinjve: Nazmi Sfishta, Alban Mehmeti, Ylli Valla dhe Ylli Zajmi. Ndërsa e gjitha nisi me këngën “Ëndrra e Lotit”, ata morën famë me hitin “Le-Le Kaçurrele”, me të cilin morën pjesë në vitin 2005 në festivalin “Kënga Magjike”. Në dhjetor të 2014-s, Aurora mori pjesë në Festivali i 53-të në RTSH, me këngën “Maria”.

Grupi LRC

Grupi LRC (Lezha Rappers Clan) u themelua në vitin 2003 dhe u bënë pjesë e konkurseve më të njohura të muzikës shqiptare, si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”. Ndër hitet e tyre më të njohur kujtojmë atë “Sensuale” dhe kënga e tyre e fundit ishte “Ndjenjë e sëmurë” e publikuar në 2012-n.

Anjeza Shahini

Ajo ishte përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovizion, në vitin 2004. Karriera e Anjeza Shahinit në muzikë nisi me konkursin “Ethet e së Premtes Mbrëma” për t’u ndalur në 2014-n, me këngën “Energji”.

Produkt 28

Produkt 28 u krijua me 28 nëntor 2002 dhe ishte i përbërë nga tre anëtarë: Alban Kondi, Fabian Basha dhe Turjan Hyska. Tre djemtë morën pjesë në disa spektakle dhe fituan disa çmime, për ta mbyllur në vitin 2009, me këngën “Inati”, në bashkëpunim me Anila Mimani, te “Kënga Magjike”, ku fituan çmimin “Supersonic”.

Gjithashtu nuk janë të pakta rastet kur kjo e fundit ka ndodhur me një mori emrash nga estrada, që hoqën dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar islamit.

 Më i fundit, reperi nga Gjilani, Fero, i cili dikur ishte një senzacion në muzikën komerciale të tregut vendor, i befasoi të gjitha pak ditë më parë me njoftimin për të hequr dorë nga muzika për t’iu bashkuar fesë.

Ferki Shala i grupit TNT

TNT dikur ishte një nga rock-grupet më të pëlqyera në Kosovë, me hite që i rezistuan kohës e këndohen dhe ripërpunohen nga artist të rinj edhe sot e kësaj dite.

Siç rëndom ndodhi me shumë grupe të tjera të muzikës rock,edhe TNT me kohën u tërhoqën nga muzika.

Vokalisti i këtij grupi, Ferki Shala, iu përkushtua fesë islame, duke e lënë muzikën rock vetëm në arkivat e jetës së tij profesionale.

Po të shohësh me vëmendje në rrjetet sociale të muzikantit mitrovicas, sheh vetëm postime që lidhen me ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin për rëndësinë e fesë islame.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO