Parashikimi i motit për ditën e sotme

Blloku
Nga
min lexim

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë reshje në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Etiketa:
Shpërnda artikullin