Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy banorëve të Big Borther Vip, Santiana Maloku dhe Gani Gërmisë. Gjithçka ka nisur pas një këshille që Gania i dha modeles, e cila nuk i priti mirë.
“Ti e çon gishtin për me fol me mua, siç edhe e ke çuar, gishtin e çon”, iu drejtua Santiana, Ganisë.
“Je askushi për mua”- iu kthye ai.
Santiana nga ana tjetër nuk u ndal duke i thënë: “Vazhdo mos ma prish natën”. Thumbat nuk munguan sërish nga Gërmia, i cili ia ktheu: “E ki natën e prishur se je njeri pa respekt”.
Kujtojmë se për shkak të një sherri mes Blerandos dhe Metit po në shtëpinë vip, ky i fundit u përjashtua nga gara automatikisht, për thyerje të rregullave të formatit.