Në ditët e fundit po qarkullon kudo në rrjet lajmi se “Ledion Liço i merr vendin Arbana Osmanit në Top Channel”.
U tha se moderatorja e njohur ka ndërprerë negociatat me Top Channel për shkak të një krisje me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.
Por, sot ka reaguar vetë Arbana. Ajo ka postuar një foto në ambientet e Top-it, ku duket se po bëhet gati tek grimi por se për çfarë nuk dihet ende!