Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro

Blloku
Nga
min lexim
FILE PHOTO: Italian Prime Minister Giorgia Meloni speaks during a news conference to present her government's first budget in Rome, Italy, November 22, 2022. REUTERS/Remo Casilli/File Photo

Një gjykatë në Itali ka urdhëruar një gazetare që t’i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorgia Meloni, pasi u tall me gjatësinë e saj në mediat sociale. Kjo nuk është hera e parë që gazetarja Giulia Cortes ka tallur kryeministren për gjatësinë.

Në vitin 2021 me anë të një postimi në platformën X, 36-vjeçarja e krahasoi Melonin me diktatorin fashist Benito Mussolini. Ndërsa Meloni ne anë të një postimi në Facebook tha se ajo ishte një foto e falsifikuar dhe avokati i saj do të ndiqte veprime ligjore për këtë çështje.

Pas postimit, gazetarja Cortese reagoi përsëri në rrjetet sociale:

Reagimi juaj tregon atë që ju jeni: Një grua e vogël dhe Ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ju jeni vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh.

Pas gjobës gazetarja u shpreh se të qenit fajtor për një “shaka” ishte “skandaloze”.

Ka një klimë persekutimi. Nuk e ndjej se kam më liri të shkruaj, sepse pasi të identifikohesh si një gazetar i papërshtatshëm për këtë qeveri, ata nuk lënë asgjë të kalojë,” tha Cortese për Guardian.

Shpërnda artikullin