Ledri dhe Sara nuk po gjejnë pajtim. Këngëtari i njohur së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re “Paranormal”, në rreshtat e së cilës flet edhe për ish-partneren Sara Hoxha dhe Dafina Zeqirin.
Në videoklipin e këngës, në një moment artosti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.
Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur ish-partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.
“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.