fbpx
Ad imageAd image

Nëse vazhdoni me debate ka rrezik që lidhja juaj të shkatërrohet, horoskopi 26 tetor

Blloku min lexim

DASHI

Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do ndieni edhe pse jo të gjithëve do i pëlqejë. Nëse keni një lidhje do gjendeni edhe përballë momentesh delikate, por me durim dhe largpamësi do i kaloni. Për fat partnerin nuk do ngulë këmbë që të dalë e tija. Për ju beqarët nuk do shfaqet ende personi që do ua plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat kështu që do mbeteni vetëm. Në punë përgatituni për një ditë plot angazhime dhe sfida. Disa divergjenca me kolegët do ju bëjnë edhe më të fortë. Financat do i mbani nën kujdes dhe nuk do keni vështirësi..

- Advertisement -

DEMI

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Askush nuk do ua kalojë dhe asgjë nuk do ju mposhtë. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Sipas Horoskopit vip, buxheti do fillojë të rehabilitohet.

- Advertisement -

BINJAKËT

Sot do jeni shumë më të hapur dhe tolerues falë ndikimit të madh të planetëve. Nëse keni një lidhje, mundohuni të gjeni sa më shumë momente të lira për t’i kaluar me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të përmirësohet akoma më shumë. Po arritët të flisni edhe për disa pengje të pazgjidhura, një etapë e re e shumë ë bukur do fillojë për ju. Ju beqarëve do ju pëlqejë të rrezikoni dhe mund të joshni dikë që është i zënë. Në punë do ndiheni herë pas here nën presion dhe të lodhur, por nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Me financat duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe gjithçka do shkojë mirë.

- Advertisement -

GAFORRJA

Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Zemra do i shtojë rrahjet. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Pranojeni pa ngurruar. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.

LUANI

Gjërat nuk do ju ecin mirë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do e kundërshtoni për çdo gjë njëri-tjetrin dhe nuk do arrini dot të merreni vesh qetësisht. Secili do këmbëngulë me të vetat dhe nuk do gjeni një zgjidhje. Ju beqarët ka rrezik të mos veproni me mendje dhe do bëni gabime të pafalshme. Në vend që jeta t’iu përmirësohet, sot do fillojë t’iu ndërlikohet edhe më tepër. Në punë do ndiheni të demoralizuar pa filluar ende ato që keni bërë dhe mezi do shtyni ditën. Problemet financiare do ju shtojnë ankthin dhe merakun gjatë gjithë kohës.

VIRGJËRESHA

Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbeten ende delikate.

PESHORJA

Lëreni veten të lirë sot dhe bëni gjithmonë atë që do ju thitë zemra juaj. Nëse keni një lidhje paraditja ka për të qenë paksa delikate, por pas mesditës gjithçka do sqarohet dhe juve do ju rikthehet buzëqeshja. Përfarojeni partnerin tuaj dhe bëjini edhe dhurata nëse e ndieni. Ju beqarët do i dilni për zot vetes dhe do jeni gati për të provuar edhe eksperienca kalimtare. E rëndësishme është që nuk do ju rëndojë vetmia dhe monotonia. Në punë vështirësitë nuk do mungojë, megjithatë mos e lëshoni veten. Mos mendoni se ka ndonjë që i shkojnë gjërat vaj. Paratë do jenë të mjaftueshme sa për të kryer shpenzimet e nevojshme.

AKREPI

Dita e sotme ka për të qenë më e bukur dhe do krijoni marrëdhënie harmonike me të gjithë. Nëse keni një lidhje do jeni ju që do e drejtoni partnerin gjatë kësaj dite dhe do krijoni një klimë përherë të ngrohtë. Mbrëmja do jetë akoma më e bukur dhe më romantike. Ju beqarët do merrni ftesa, por duke qenë se nuk do ju pëlqejnë disa gjeste të atyre personave do stepeni të hidhni hapa. Në punë do keni më shumë vullnet për të ecur përpara dhe mund të rrini edhe jashtë orarit vetëm për t’ia dalë. Financat duhet t’i mbani sa më të kufizuara sepse përndryshe do vuani gjatë.

SHIGJETARI

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha problemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Çdo pengesë do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje,

UJORI

Sot do ju gjeni përgjigje të gjitha pyetjeve që keni në mendje dhe do ndiheni më të qetë pas mesdite. Ju të dashuruarit nuk duhet ta shihni më lidhjen tuaj si burg, por duhet të shihni anët pozitive. Duke u treguar mosbesues dhe të largët vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do keni një ditë shumë monotone dhe pa asgjë të veçantë. Në punë do bëni edhe më shumë përpjekje gjatë kësaj dite dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Edhe marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Në planin financiar mos bëni asnjë hap pa u këshilluar me të afërmit.

PESHQIT

Merrini gjërat me optimizëm gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë mirë. Po menduat keq sigurisht që asgjë të mirë nuk do keni. Nëse jeni në një lidhje bëni diçka të veçantë dhe luftoheni sa të mundeni monotoninë. Sido që të jetë marrëdhënia juaj me partnerin, diçka ndryshe nga ek zakonshme do ju shtojë entuziazmin. Ju beqarët do jeni më të paguximshëm dhe nuk do arrini dot t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Në punë do lodheni goxha, por duhet gjithmonë të mendoni se kjo lodhje do sjellë përfitimet më të mëdha nesër. Vetëm kështu gjërat do ecin me lehtësisht. Për financat nuk do ketë asnjë ndryshim.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock