Dasmë ëndrrash në Librazhd! Dhëndri merr nusen me helikopter

Blloku
Nga
min lexim

Në ditën më të rëndësishme të tyren, dy të rinj nga Librazhdi kanë zgjedhur ta bëjnë të paharrueshme ceremoninë e kurorëzimit. Kur të gjithë dasmorët prisnin që nusja të vinte me makinë luksoze, siç ndodh zakonisht në dasmat shqiptare, çifti u shfaq me helikopter. Kjo surprizë emocionuese befasoi të pranishmit.

Teksa zbritën nga helikopteri, dhëndri, Sokol Bici, mbante në krahë vajzën e tyre të vogël, ku të veshur ishin veshur me të bardha. Ata u pritën me duartrokitje dhe përqafime të ngrohta, ndërsa më pas filloi festa. Siç e do tradita, në dasmë nuk munguan këngëtarët shqiptarë, tupanët apo edhe veshjet popullore.

Shpërnda artikullin