ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Shpërthen Eni Çobani: S’mbahesh ti për burrë prandaj ndahen dynjaja!

by Blloku
16/10/2023
Reading Time: 2 mins read
378 20
0
Shpërthen Eni Çobani: S’mbahesh ti për burrë prandaj ndahen dynjaja!

Situata ka agravuar sot në skenën e “Shihemi në gjyq” që drejtoher nga Eni Çobani. Pas telefonatës me nënën e Vangjelisë, zonjën Qazime përmes së cilës u sqarua se paratë nga kontrata e qiradhënies së tokës së tyre ndaj TAP, kanë shkuar për djalin e sëmurë, Safeti vijon të jetë i nxehur.

Gjatë lidhjes telefonike me vjehrrën në “Shihemi në Gjyq” ai iu kthye me fjalë të ashpra 80-vjeçares e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia. Shpërthimet e tij të vazhdueshme shkaktojnë një reagim të fortë nga ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani.

Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/2024

Safet: E kam ndarë unë!

Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!

Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?

Safet: Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!

Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!

Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!

Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!

Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them.

Tags: ÇiftEni çobani
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
  • Kontakt
  • Marketing

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro