fbpx
Ad imageAd image

Çfarë po ndodh me çiftin e famshëm? Wanda Nara kërkon sërish divorcin nga Mauro Icardi

Blloku min lexim

Duket se për çiftin e famshëm, Wanda Nara – Mauro Icardi, nuk do të ketë kurrë qetësi. Mediat argjentinase shkruajnë për një krisje të re në marrëdhënien e tyre.

Madje ata janë të sigurt se modelja e famshme ka kërkuar sërish divorcin nga futbollisti i Galatasarayt.

- Advertisement -

Në mesazhin në fjalë, Nara pranon se lidhja e saj me Mauro-n, me të cilin u martua në vitin 2014 dhe ka dy vajza, Francesca dhe Isabella, kishte marrë fund.

“Mund t’i thuash ekipit tënd të mos flasë kaq shumë marrëzi”, ishte mesazhi i parë që Wanda i dërgoi Venturas, e mërzitur nga numri i madh i spekulimeve që anëtarët e emisionit bënë për ndarjen.

- Advertisement -

E duket se këto lajme i ka konfirmuar vetë modelja, pasi Wanda i ka dërguar së fundmi një mesazh Luis Venturas, i cili aktualisht është në krye të A la tarde (America TV).

Dhe më pas erdhi konfirmimi: “Jam ndarë”.

- Advertisement -

Ndërsa në një mesazh tjetër, Wanda shpjegoi pse, pavarësisht krizave, ajo vazhdoi lidhjen me Icardin.

Për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë…”, tha ajo.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që të dy ata po kalojnë krisje në marrëdhënie. Në vitin 2021, ata u bënë pjesë e një skandali, me modelen China Suarez që tregoi se kishte kryer marrëdhënie me Icardin ndërkohë që ai ishte i martuar me Wandën.

Po ashtu, në vitin 2022, modelja kërkoi divorcin nga sulmuesi, duke marrë të pesë fëmijët e saj dhe duke u larguar drejt Argjentinës, ndërkohë që ai po bëhej gati për transferimin në Turqi, por gjërat morën një rrjedhë tjetër dhe ata u rikthyen sërish bashkë.

Ata kanë qenë së bashku prej 10 vitesh, me çiftin që ka dy fëmijë, teksa Wanda ka dhe tre të tjerë me ish-futbollistin, Maxi Lopez.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO