fbpx
Ad imageAd image

Çfarë ndodhi? I ndalohet përgjithmonë hyrja në Greqi këngëtarit Golden AG

Blloku min lexim

Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur si “Gold AG” ka bërë të ditur se pasi ka arritur pak pas mesnate në Athinë, është ndaluar nga policia e Greqisë dhe e kanë mbajtur të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

Gold AG iu ka kërkuar falje fansave të tij për shkak se koncertet e parashikuara për sot dhe nesër janë anuluar.

- Advertisement -

Ndërkohë këngëtari preshevar ka pasur edhe mesazh për ata “që e kanë spiunuar”.

Ai pretendon se arsyeja e vetme janë këngët e tij dhe origjina për çka i kanë ndaluar hyrjen në Greqi.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi

- Advertisement -

ÇMbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herav tjera. Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit. E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTA

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock