Kritika të shumta ka patur për Festivalin e RTSH të këtij viti, duke vënë theksin edhe tek problematikat brenda televizionit, që janë shtuar kur drejtimin e tij e mori Alfred Peza.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Alketa Vejsiu. Ajo tregon se si Peza hoqi padrejtësisht nga puna të afërmen e saj dhe e la në mes të kater rrugëve, pa e vlersuar punën prej 32 vitesh që ajo e fundit kishte në RTSH.
Alketa tregon se në këtë mënyrë çnjerëzore Peza ka vepruar edhe me punonjës të tjerë, ndersa garanton se do merret hak për të gjitha.
