Futbollisti Armando Broja duket se i ka dhënë fund lidhjes 1-vjeçare me influenceren e njohur Xhej Alisa Uills, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Pas një viti bashkëjetesë duket se gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë dhe dyshja ka vendosur që t’i japë fund marrëdhënies së tyre.
Lajmet për ndarjen e dyshes vijnë pasi Broja dhe Xhej nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale dhe po ashtu dyshja i kanë shijuar të ndarë pushimet.
Influencerja është parë me miqtë duke shijuar pushimet në Dubai, ku herë-herë na ka servirur edhe poza sensuale “buzë” detit. Nga ana tjetër Broja nuk ka pasur një verë të qetë mes diskutimeve për kontratat e reja, ku mbrëmjen e djeshme zyrtarisht u bë lojtar i Everton.