fbpx
Ad imageAd image

Ndarja e Besit dhe Xhensilës, flet miku i çiftit: Më ka prekur shumë…

Blloku min lexim

Fansat e Besart Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, e kanë të vështirë të besojnë se çifti është drejt divorcit, dhe nuk kanë faj, sepse prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e tyre vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje.

Por këtë herë, ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon.

- Advertisement -

Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se “Instagrami” është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë, ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.

Duket se një person qëndron mes të dyve dhe ai është Andi Murra, i cili ka reaguar për herë të parë rreth kësaj çështje.

- Advertisement -

Reagimi:

“Unë i kam njohur të dy, dhe të dy kanë një shpirt të rrallë. Ky rast më ka prekur vërtet shumë sepse i kanë dedikuar shumë njëri tjetrit. Çdo gjë që të ketë ndodhur mes jush edhe gjëja më e keqe në botë kalojeni sepse atëherë do mbaheni mend, sakrificat janë ato që mbahen mend, sepse në këngën tuaj thujet ‘Dashuria jonë të gjitha i mund’, Mundeni…Më falni për postin”, shkroi ai tek ka bërë tag çiftin.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock