fbpx
Ad imageAd image

Angelina Jolie flet shqip: Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato

Blloku min lexim

Përveç yjeve të muzikës me origjinë shqiptare, tashmë një tjetër yll Hollywood-i ka ‘folur’ në gjuhën shqipe. Aktorja bukuroshe Angelina Jolie sapo ka publikuar librin e saj, ku ajo që vihet re është  titulli në shqip.

- Advertisement -

Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është titulli i librit, të cilin ajo e ndau me ndjekësit në Instagram.

Aktorja në mesazhin krahas fotove, ka vendosur të shkruajë në anglisht, shqip dhe 2 gjuhë të tjera. Jolie thekson se libri i saj është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Romani dhe Moldavi.

- Advertisement -

Teksa flet për rëndësinë e librit, Jolie në postimin e saj në Instagram u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe.

Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja.

- Advertisement -

Kjo është një tjetër vepër e përkryer e aktores, e cila është gjithashtu  një grua humane me zemër të madhe e cila gjithmonë i ka bërtitur fortë kërkesat e saj për ndihmë ndaj njerëzve të varfër.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO