fbpx
Ad imageAd image

“Ajo është dy metra femër, ti…/ Si po bullizohen djemtë në ekrane dhe askush nuk reagon

Blloku min lexim

Në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës janë në rritje programet “reality show”, të cilat sikur duket pavarësisht se thyejnë barriera dhe kanë skandale janë mjaftë të ndjekura nga publiku.  Duke përmendur këtu programet më të ndjekura në të dy vendet “Big Brother Vip” dhe “Për’puthen”.

- Advertisement -

Në këto emisione që kanë një numër të lartë ndjekësish duhet patur kujdes gjuha që përdoret, sepse shumë herë ato influencojnë tek të rinjtë.  Epo pikërisht ky detaj shpesh harrohet dhe për të rregulluar një problematikë shkatërrojnë diçka tjetër.

Ne kemi vënë re se të në dy rastet qoftë në Bi Brother Vip Albania apo edhe ai në Kosovë, për të mbrojtur gratë dhe vajzat iu janë kundërvënë djemve shpesh herë deri në bullizëm apo diskriminim.

- Advertisement -

I tillë është rasti i ndodhur dy ditë më parë në BBVK, i cili po bën xhiron e rrjetit dhe ka reagime të shuma. Prime i fundi ka nisur me diskutimin nëse mes dy konkurrentëve, Ganiut dhe Brikendës, për të sqaruar nëse ka një pëlqim apo diçka më shumë se miqësi. Por, të dy pohuan se mes tyre ka vetëm shoqëri.

Në këto momente opinonistja  Anita Muçaj Haradinaj ka ndërhyrë dhe ka ofenduar gazetarin Gania.  ‘A e ke parë veten në pasqyrë’, i tha ajo, duke ia theksuar disa herë se ai nuk mund të ketë asgjë me  Brikedën sepse është i shkurtër dhe nuk ka fizik.

- Advertisement -

O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë”, u shpreh ajo.

Gania iu përgjigje duke i thënë se ky është ofendim dhe nuk e zgjati më shumë bisedën. Në ato momente ka ndërhyrë vetëm njëri nga prezantuesit,  duke i thënë Anitës se nuk duhet të ofendojë banorët, por ajo ka vazhduar të këmbëngul.

Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe shikuesit janë në një mendje se Anita e ka bullizuar Ganinë dhe duhet shkarkuar si opinoniste. Por, nga formati televiziv nuk është marrë ende asnjë masë.

Në fakt kjo është një skenë që përsëritet. Në sezonin e dytë të “BBV” shumë shpesh ka patur bullizim nga banorët e tjerë dhe nga opinionistët ndaj Luiz Ejllit, por kurr nuk iu tërhoq vëmendj.

Jo, nuk po flasim për rastet kur mori kritika sepse gënjeu për shëndetin, apo kur nuk sillej mirë me banorët! Por për ato shumë raste kur ai është bullizuar për mënyrën se si ha, si vishet dhe se nuk e meritonte Kiarën, për shkak se ajo ishte më e bukur

Ai njeri mban erë”, “ Ha si kafshë na e shpifi”, “Je mashkulli tipik shqiptar, shembulli më i keq”, “Ai nuk e mban veten për të qenë i denjë për Kiarën, ka bark”.  “O Luiz, po sikur je zbukuruar këtu o njeri. Është zbukuruar shumë, ka qenë skandal, pupupu sa i shëmtuar ke qen”, “ është kafshë dhe njeri i keq”.

Këto janë vetëm pak nga komentet ofenduese që janë përdorur kundrejt tij .Sigurisht, nuk mund të largojmë nga vëmendja sjelljet e gabuar të tij. 

Por, duam të themi që këto emisione në përpjekje për të dhënë një mesazh, ofendojnë dhe ulin disa persona të tjerë. Në përfundim japin një mesazh më të keq, që bullizojnë ato persona të cilët në një moment kanë shumicën kundër. Që në fakt është mesazhi më i keq që mund t’i jepet shoqërisë sonë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock