Duket e shijshme! 80- vjeçarja gatuan flinë më të madhe në trojet shqiptare

Blloku
Nga
min lexim

Flija është një nga gatimet më tradicionale të veriut të Shqipërisë por edhe të Kosovës, ku është mjaft e kërkuar edhe sot. Të gjithë jemi mësuar të shohim fli me tepsia normale gatimi, por dy gra nga fshati Gjonaj, Has, e komunës së Prizrenit, kanë vendosur të surprizojnë shqiptarët anë e mbanë.


Edhe pse 80 vjeçe, Lokja Shahe ka thyer rekordin për gatimin e flisë më të madhe ndonjëherë në trevat shqiptare. E moshuara është ndihmuar nga zonja Rabie Hodaj, e cila ka treguar me hollësi gatimin e kësaj flie dhe cilët ishin përbërësit e saj.

Më shumë se 50 kg miell, 7-8 kilogramë gjalp, si dhe dhjetra kokrra vezë ishin pjesë përbërëse e përgatitjes së flisë. Mirëpo një sasi e konsiderueshme u shpenzuan edhe për drru zjarri, ku për të pjekur flinë gjigante u deshën 3 metër kub,

Me përmase 2 metra e gjate, për gatimin e kësaj flije u prodhua enkas një saç për pjekje. Pas gatimit, ajo është transportuar me një mjet të veçantë në shtëpinë e Kulturës së qytetit të Prizrenit, ku edhe është konsumuar.

Shpërnda artikullin