fbpx
Ad imageAd image

E tmerrshme! Pacientia: Nga gafa e mjekut jetova tre muaj me fasho në bark

Blloku min lexim

Skandalet që prodhon neglizhenca e mjekëve janë nga më të ndryshmet dhe sigurisht ato me pasoja të rënda dhe shpesh të pakthyeshme. I tillë është rasti i një pacienteje të quajtur Blerta Xhaferraj, e cila pasi i është nënshtruar një operacioni, mjeku i ka harruar në bark një fasho të plotë me gjatësi të konsiderueshme.

Nga imazheria dilte rreth 11 centimetër e gjatë, por duhet të kemi parasysh se ajo ka qenë e mbledhur. Në momentet e nxjerrjes nga barku duket se fasho ishte edhe më e gjatë.

- Advertisement -

Për shkak të tronditjes psikologjike që pësoi, zonja Xhaferraj e ruan ende fizikisht edhe pas 3 vitesh këtë fasho si provë të një skandali mjekësor.

Por, si ka nisur historia që i rrezikoi jetën 51-vjeçares, e cila edhe pse me një vendim gjykate në favor, nuk po merr drejtësinë e merituar? Gjithcka është publikuar më poshtë, sipas investigimit të bërë nga “Inside Story”.

- Advertisement -

Referuar dokumenteve, pacientja i është nënshtruar një operacioni në spitalin privat ‘Hygeia’ në 5 mars të vitit 2020 për heqjen e një mase mishi të huaj në mitër. Operacioni në spitalin privat u realizua nga kirurgu Helidon Klosi, i cili edhe në vitin 2016 është arrestuar nën akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

- Advertisement -

10 ditë më vonë, pacientja ka hequr penjtë. Por, pasojat e fashës brenda trupit kishin filluar të ndiheshin duke u manifestuar me dhimbje barku dhe temperaturë. Ajo nuk u normalizua asnjëherë dhe i shprehu shqetësim doktorit Klosi. Muajt në vijim gjendja rëndohej.

Referuar aktit të ekspertimit të realizuar nga mjeku ligjor, gafa e rëndë në spitalin privat mund t’i kishte kushtuar jetën pacientes. Kjo, zbulohet edhe nga diskutimi i tij në sallën e gjyqit, që ne kemi mundur ta sigurojmë në versionin audio.

Në rastin konkret, mrekullia dhe fati që ka ndodhur te kjo paciente ka ndodhur se kjo garzë ka qenë e inkapsuluar. Pra qelbi është futur si në kapsul, se po të kishte qenë ndryshe e dekapsuluar, fenomeni i dëmit në organizëm do ishte i madh, qelbi mund të ishte përhapur në gjithë trupin duke i rrezikuar jetën.”

Pavarësisht këtij konstatimi tronditës, avokatja e spitalit privat në sallën e gjyqit mbrohet duke pretenduar se shqetësimet e pacientes nuk kanë ardhur nga mbetja e fashës brenda në bark.

Pretendim i saj është rrëzuar nga akti i ekspertimit, por edhe nëse do të ishte e vërtetë, kjo nuk mund të justifikojë atë që është fakt: lënia e një garze të madhe në trupin e pacientes.

Kirurgu i ka ofruar pacientes realizimin e ndërhyrjes për heqjen e garzës, por Blerta Xhaferraj, kishte humbur besimin dhe vendosi të realizojë operacionin në QSUT. Epo rastet të tilla janë të shumta dhe prej këtyre gafave të mjekëve shumë njerëz kanë humbur jetën.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock