Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij e kërcimit në spektaklin “Dancing With The Stars”, Frenki Ziaj. Të dy ata kanë zbuluar më shumë detaje rreth show të kërcimit dhe jo vetëm pasi së fundmi kanë ndodhur debate televizive edhe virtuale ku janë përfshirë Ronaldo Sharka, Paloma dhe Erjola Doçi.
Teksa po diskutonin në lidhje me Ronaldon që kritikon të gjithë, Paloma u shpreh se “Sharka duhet të merret më mirë me moderimin, se në fushën e kërcimit nuk merr vesh”. Nga ana tjetër, Erjola, e cila është edhe mikesha e Ronaldos, i doli në mbrojtje këtij të fundit. Rreth këtij debati edhe vetë Ronaldo Sharka ka reaguar në InstaStory.
Për të sqaruar të gjithë këtë, përveç Ronaldo Sharkës emisionit i është bashkuar edhe Paloma nëpërmjet një lidhje telefonike. Elona Duro e pyeti Palomën se pse ka “vluar” kaq shumë rrjeti pas deklaratës së saj në lidhje me Ronaldon?
Paloma: Mund ta dëgjoj njëherë fillimisht nga Ronaldo pastaj do të vazhdoj të flas unë. Jam fansja e Ronaldos dhe kam shumë qejf ta dëgjoj.