Aktorja Monika Lubonja mbetet një nga personazhet më të ndjekur edhe pas përfundimit të Big Brother Vip. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe merr pjesë në panelet e emisioneve të ndryshme.
Aktorja e cila është beqare, pasi ish-bashkëshorti u nda nga jeta disa vite më parë, ka treguar në InstaStory se është në kërkim të mashkullit ideal dhe sipas saj ai duhet të plotësojë tre kritere kryesore, të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe miliarder.
“Do të doja një burrë të sjellshëm e të arsyeshëm. Nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder.”, shkruhet në postimin e ndarë nga aktorja. Të paktën i ka idetë e qartë Monika!