Shumica e marrëdhënieve romantike, i humbasin ngjyrat me kalimin e kohës dhe papritur kthehen në rutinë. Nëse ju nuk punoni të dy për ta mbajtur sa më gjallë të jetë e mundur lidhjen, me keqardhje ju themi se ndarja do të jetë shumë e afërt. Ja 5 sjellje të cilat ndikojnë tek partneri/rja dhe rrisin shanset për t’ju çuar në ndarje.
1. Indiferenca
Ndonjëherë gjëja e parë që do të bësh, është t’i tregosh partnerit se si ka shkuar e gjithë dita, çdo eksperiencë dhe gjithçka që të ka shqetësuar, qofshin këto të rëndësishme ose jo. Dhe sigurisht, ajo ç’ka pret është të pranohesh ashtu siç je dhe mbi të gjitha të dëgjohesh. Nëse mes jush nuk ekziston një gjë e tillë dhe t’i nuk je prioritet…alarmi është ndezur.
2. Mungesa e besimit
Njerëzit me vetëvlerësim të ulët, shpeshherë përpiqen t’i projektojnë pasiguritë e tyre te marrëdhëniet. Por, nëse dikush nga ju të dy papritur fillon të kontrollojë çdo aspekt të jetës tuaj, kjo është një shenjë e cila tregon se shumë shpejt do të filloni të mos ndiheni rehat.
3. Anullon planet për të dalë dhe është gjithmonë vonë
Në jetë mund të ndodhin shumë gjëra të papritura dhe sigurisht vonesa në të tilla raste është e justifikueshme. Por nëse kjo bëhet e shpeshtë, nuk është më thjesht rastësi. Pra, nëse partneri juaj mendon për çdo lloj takimi tjetër përveçse atij me ju, harroji justifikimet e kota dhe jepini duart!
4. Nuk ua shpreh dashurinë
Nuk është ndonjë sekret që çiftet e dashuruara tentojnë të jenë sa më pranë njëri-tjetrit dhe ajo që e tregon më së miri këtë është gjuha e trupit. Një puthje, përqafim apo thjesht një shtrëngim duarsh, dikë të dashuruar do ta qetësonte, do t’i jepte fuqi dhe padyshim do ta bënte të lumtur. Por nëse papritur njërit prej jush i ikën kjo dëshirë dhe nuk shpreh më emocion, diçka po ndodh. Dhe ka një arsye.
5. Nuk kujdeset për ju
Si rregull të paktën, çiftet e dashuruara kujdesen për njëri-tjetrin dhe përpiqen. E nëse secili nga ju fillon të tregohet indiferent duke u fokusuar vetëm tek vetja, kjo është për tu shqetësuar.
Por ç’mund të bëhet në të tilla situata?
Nëse vini re këto ndryshime të komunikimit me partnerin/en tuaj, është rasti i duhur për të reflektuar. Ndoshta ai/ajo ka probleme të mëdha jashtë lidhjes. Ose ndoshta t’i mund të jesh shkaku i këtyre sjelljeve. Përpiquni të flisni hapur, të jeni më tolerant dhe i kujdesshëm.