Ja cilat janë frutat që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar peshë

Blloku
Nga
min lexim

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë.

Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.

Në këtë artikull do të mësoni për pesë frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.

Boronicat

Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme.

Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë.

Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme.

Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Mollët

Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”.

Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër.

Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha.

Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.

Etiketa:
Shpërnda artikullin