fbpx
Ad imageAd image

Rrëzohet teleferiku në Antalia, 1 i vdekur, qindra persona mbetën të bllokuar në ajër

Blloku min lexim

Një person humbi jetën, 10 mbetën të lënduar dhe 112 të tjerë mbetën të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antalia të Turqisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias dhe kabina ra në një zonë shkëmbore.

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ajër vazhduan pa ndërprerje dhe 112 personat u evakuuan me sukses.Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri Yerlikaya tha se 4 helikopterë të Komandës së Rojës Bregdetare morën një rol aktiv në përpjekjet e shpëtimit.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se: “Si pasojë e rënies së një kabine teleferiku në lagjen Konyaaltı të Antalisë, një person ka humbur jetën dhe 10 persona janë lënduar. Të plagosurit janë dërguar në spital, gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.’.

- Advertisement -
Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO