fbpx
Ad imageAd image

Pse Duhet dhe NUK Duhet aprovuar propozimi i Braçes: Grave dhe vajzave t’u jepet pushimi menstrual

Blloku min lexim

Duke përhapur kudo ‘luftën’ për të drejta të barabarta dh feminizëm, shpesh herë nga aktivistët në vend kanë harruar detaje të tjera të rëndësishme që duhen patur parasysh për vajzat dhe gratë. Një prej tyre është propozimi i rëndësishëm që u soll në vëmendje për herë të parë nga deputeti Erion Braçe.

- Advertisement -

A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit, si periudhë sëmundjeje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. Nuk kushton shumë dhe duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë.

E dyta, a ka mundësi që higjienën sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar sepse nuk kushton asgjë buxhetit të shtetit.

- Advertisement -

S’po kërkoj që ta pagujë qeveria, por minimumi të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar”, u shpreh deputeti socialist në Komisionin ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kjo video është bërë menjëherë virale dhe në reagimet që kemi patur në ka mendime pro, por edhe kundër.

- Advertisement -

Më poshtë janë disa nga komentet që janë bërë nga qytetarët në rrjetet sociale;

“Po atyre me prostatë, po ca i keni këto”,

“Po ç’ia fut kot ky, taksat duhet të hiqen aty ku është nevoja, si për shembull tek produktet e shportës”.

 “Ishalla dëgjohet dhe miratohet, a e dini ju sa gra dhe vajza vazhdojnë panëne e pse kanë dhimbje të tmerrshme”.

“Nuk mund të bëhemi Spanjë, Francë, kur nuk zbatojmë themelet e mirëqenies”.

“Duhet patjetër, kam punuar shumë herë në gjendje të keqe, dhe shefi nuk ka dashur t’ia dijë”.

 “ Shumë mirë  e kaq, veç në femrat e dimë së çfarë heqim”.

Pra shohim që janë shumë mendime me shumë argumente. Kështu ne po japim një shpjegim të shkurtër pse duhet që vajzave dhe grave  periudha e ciklit t’u njihet si ditë pushimi.

Pse duhet:

Spanja është vendi i parë ku grave iu jepen tri ditë leje të pagua në periudhën e ciklit menstrual.  Përmes të së njëjtit ligj Spanja ka ulur TVSH për produktet higjenike-menstruale.

Pusimi menstrual ofrohet gjithashtu edhe në disa vende të botës s, duke përfshirë Japoninë, Tajvanin, Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Zambinë.

Dhe të gjitha janë bazuar së pari në pikëpamjen mjekësorë.

Sipas Mayo Clinic përveç simptomave emocionale, gratë gjithashtu përjetojnë shenja ose simptoma fizike gjatë ciklit, duke përfshirë: dhimbje të kyçeve ose muskujve, dhimbje koke, lodhje, shtim në peshë për shkak të depozitimit të ujit në trup, fryrje, ndjeshmëri të gjoksit, shpërthim të akneve, kapsllëk ose diarre, dhe intolerance ndaj alkoolit.

Gjithashtu, ky ligj do të ndihmonte edhe vajzat në shkolla, të cilat humbasin 20% të universitet për shkak të menstruacionet dhe mungesat që marrin iu  hapin probleme të tjera.

Për disa gra, dhimbja fizike dhe shqetësimi emocional mund të jenë aq të rënda sa që duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre të përditshme, por në përgjithësi simptomat lehtësohen brenda katër ditëve nga fillimi i menstruacioneve.

Mjekët thonë se të gjitha këto simptoma e bëjnë një grua të jetë në gjendje të sëmurë, çka ua bënë të vështirë përkushtimin në punë.

Epo sigurisht që të gjitha vajzat dhe gratë do ta donin këtë lehtësi. Por, gjithmonë ka një por….

Ka edhe nga ata që ngrenë disa arsye pse ky ligj nuk mund të zbatohet:

Edhe në ato vende që përmendëm më sipër jo të gjitha gratë e shfrytëzojnë pushimin menstrual. “Nëse u thua njerëzve se po merr pushim për shkak të menstruacioneve, duket sikur nuk je aq e mirë sa burrat”, kanë deklaruar disa gra nga Japonia një vit më parë.

Gjithashtu ekspertët e ligjit thonë se ky vendim do të bënte që kompanitë të merrnin më pak gra dhe vajza në stafin e tyre.

Ndërkohë duhet të themi se, ky ligj mund të çojë në favorizimin e burrave gjatë shpërndarjes së vendeve të punës, dhe prandaj ligji duhet hartuar me kujdes. Sepse një vend si Shqipëria shpërndarja e punës sipas gjinive vazhdon të jetë ende një problem në rrethet e vogla.

Një shqiptare me banim në Spanjë u shpreh : “Askush nuk do të përfitojë nga ky ligj, sepse nëse unë kërkoj pesë ditë pushim çdo muaj, pronari do të gjejë dikë tjetër që thotë se nuk ka dhimbje menstruale”.

Duke iu referuar Shqipërisë besoj biem të gjithë në një mendje që qeveria ka gjëra akoma më të rëndësishme që duhet të bëj për gratë dhe vajzat, si të ndal dhunën, diskriminim, rastet e përdhunimit dhe të shtohet ndihma financiare për nënat.

Gjithashtu do të ishte mirë që të ulej TVSH për ushqimet e shportëz bazë, nga e cila përfitojnë të gjithë.  A kemi në kapacitet si vend dhe ekonomi që t’i plotësojmë të gjitha këto, përfshirë  edhe pushimin menstrual? Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa ne presim opionin tuaj!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO