Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikën “Influencer” tek emisioni “E Diell”.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është gjithashtu edhe shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me fansat foto apo video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi Dea ka postuar në “Instagram” disa foto për Halloween teksa shfaqet e veshur si shtrigë, ndërsa të shumta ishin komentet negative nga ndjekësit e saj te cilët e cilësuan atë si të tillë.
“Ky personazh i shkon shumë. Si brenda dhe jashtë kështu është”– komentoi një ndër ndjekësit.Menjëherë pas këtyre mesazheve ka reaguar edhe vetë ish-banorja përmes një postimi në “InstaStory”. “Prapë shtrigë do mbetesh kot e ke me atë binodellekun se e zezë je nga brenda”– shkruhej në postimin e Deas që mesa duket ishte një nga mesazhet që ndjekësit i kishin dërguar.