Dea feston sot ditëlindjen dhe ishin të shumtë personazhet që e uruan, por urimi i Kristit ka rënë në sy nga të gjithë fansat. Në postimin e saj të ditëlindjes Kristi ka lënë një koment ku shkruan: “Happy bday Dea”. Një urim në dukje sa për të kaluar radhën, pasi shumë kanë pritur diçka më tepër duke qenë se ata që pas “BBV” i kemi parë të pandarë nga njëri-tjetri.
Ndërsa Dea disa ditë më parë, në ditëlindjen e Kristit i dedikoi një urim të gjatë dhe ndryshe.
“Bday Weekend ishte thjesht një mesazh ‘të shtunën boat day në Palasë” dhe stres nga fakti që Kristi nuk kishte asnjë detaj, asnjë organizim, por u kënaqmë. Videon e fundit e futa këtu se më ka bere për të qarë kur e kam parë dhe doja nje arsye ta postoja. Happy to have met you in the Weirdest way. You’re fun. Happy birthday ,”- shkruante Dea.