Nisin hetimet ndaj stafit të spitalit ku u operua Kate Middleton, një punonjës u kap duke…

Blloku
Nga
min lexim

Spitali ku Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal, thuhet se ka nisur një hetim pas akuzave se anëtarët e stafit u përpoqën të aksesonin të dhënat e saj mjekësore.

Sipas British Mirror, të paktën një anëtar i stafit në “The London Clinic” dyshohet se u kap duke u përpjekur të aksesonte të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit.

“Kjo është një shkelje e madhe e sigurisë dhe tepër e dëmshme për spitalin, duke pasur parasysh reputacionin e tij të pametë për trajtimin e anëtarëve të familjes mbretërore. Zyrtarët e spitalit kontaktuan Pallatin Kensington sapo incidenti ra në vëmendje dhe siguruan se do të kishte një hetim të plotë. I gjithë personeli mjekësor ishte i tronditur nga akuzat dhe i lënduar që një koleg i besuar dyshohet se ishte përgjegjës për një shkelje të tillë të besimit dhe etikës”, tha një burim për Mirror.

Hetimi vjen pasi video dhe foto u shfaqën këtë javë të Kate dhe Princit William në një dyqan fermash Ëindsor, mes teorive konspirative për mungesën e saj që nga operacioni abdominal.

Shpërnda artikullin