Erjola ka habitur publikun teksa tha se ajo ka pasur një lidhje me një personazh publik por ai nuk u zbulua kurrë.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Festë në 5” ajo ka treguar se arsyeja përse nuk ka një njeri përkrah është fakti që nuk i mban dot të dyja edhe shkëlqimin e ekranit edhe të dashurin.
Në fakt nga intervista bukuroshja lë të kuptohet se partnerët e saj i kanë kërkuar që të heq dorë nga televizioni ndaj edhe ajo ndihet më mirë beqare.
Ndër të tjera ajo tregon se kohë më parë ajo i dha fund një lidhje dashurie edhe pse e dashuronte shumë njeriun që kishte përkrah.
Pjesë nga intervista:
Nuk është se nuk ka pasur, unë kam pasur përkrah një personazh publik por e kam mbrojtur aq shumë sa mos të dalë.
E njohim te gjithë?
Po fatkeqësisht e njihni.
E ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për të shkuarën e saj teksa rrëfen se për dashurinë ka bërë sakrifica.
Nuk ka gjë më të keqe se kur heq dorë nga ai që dashuron për shkak të angazhimeve apo prioriteteve që ke në jetë.
Nuk jam aspak krenare që e kam bërë por gjë me të keqe nuk është sakrificë.
Po si kalohen këto situata të vështira
Duke buzëqeshur dhe duke ngritur dolli edhe kur brenda je e shkatërruar.