fbpx

Grida Duma tregon pse e mban njërën dorë gjithmonë në xhep

Blloku min lexim

Grida Dumën tashmë jemi mësuar ta shohim jo vetëm si prezantuese por edhe të ftuar në emisionet argëtuese të televizionit ‘Top Channel’,  ku si gjithmonë ndan me shikuesit mendime dhe ide të ndryshme për çështje të ndryshme. Por një veprim që e identifikon atë është padyshim gjesti i njërës dorë në xhep teksa është duke prezantuar dhe Duma ka një arsye të veçantë për të shpjeguar këtë detaj.

E ftuar sot në “Wake Up” ajo ka shpjeguar se është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë. Ajo tregoi se “Top Story”, nuk zhvillohet më ulur apo në tavolinë dhe se kishte nevojë për një element të vetin mbështetës mendor që i jep sportivitet në sjellje.

Në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e vetë mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten. Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që thoi që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, shprehet Grida Duma.