fbpx

Fenomeni ‘Kim’, si fama dhe bukuria përdoren për t’u bërë një sipërmarrëse e suksesshme

Blloku min lexim

Në vitin 2019 ylli televiziv, Kim Kardashian e ka prezantuar linjën e saj të të brendshmeve ‘Kimono’. Brendi i saj quhet SKIM dhe po korr mjaft sukses.

Ajo gjithmonë ka qenë e komentuar në  botën e show-bizit për linjat e saj trupore, komente të cilat sot po i kthen në influencë për biznesin e saj.

“Më në fund mund të ndaj me juve këtë projekt që e kam nisur vitin e kaluar. Kam qenë e pasionuar pas kësaj qe 15 vite. Unë e kam prezantuar këtë stil për gjithë këtë kohë. E kam krijuar këtë stil për të gjitha ato kohë që kam kërkuar të vishja një fustan apo fund me një çarje dhe ende kishte nevojë për mbështetjen”, ka shkruar Kim në 2019 kur prezantoi biznesin e saj, duke treguar që këto veshje janë kryesisht për vajza dhe gra që kanë trup “bombastik” ashtu si vetë Kim, ashtu sikur çdo vajzë do ëndërronte.

Kështu famën dhe fansat që ajo kishte krijuar në tërë këto vite në botën e medias dhe show-bizit, Kim po e përdor për të bërë reklamë “SKIM”.  Veshjet ajo i reklamon vetë, sigurisht me linjat trupore që ka ajo, do të binte çdo vajzë t’i blinte, madje edhe çdo djalë që të shihte partneren të dukej si KIM.

Por, a po përdor Kim “fiksimin” që kanë fansat për linjat e saj, për të tërhequr sa më shumë klientë? Sepse SKIM është një nga bizneset e saj më të rinj, por që po ecën më shumë. A po luan ylli televiziv me anën “erotike”, për të rritur biznesin e saj?

Eh janë pyetje që po qarkullojnë shumë. Sigurisht ka edhe nga ata që mendojnë se po, Kim po bëhet sipërmarrëse e njohur, për shkak të bukurisë së saj. Madje, në vitin 2021 Kim Kardashian u rendit  në listën e një prej 2755 njerëzve më të pasur në botë sipas prestigjiozes “Forbes”. Ajo qëndronte në të njëjtën listë me Musk apo Bill Gates.

Pikërisht këtu lindën edhe më shumë zërat se Kim po bëhet sipërmarrëse duke marketuar pamjen e saj. Këtë gjë madje e ka thënë edhe sipërmarrësi  i njohur shqiptar Dritan Gremi.

Nuk krahasohet Bill Gates apo themeluesi i facebook me Kim Kardashian. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. T’i themi troç gjërat, ashtu siç janë. Çfarë talenti ka Kim Kardashian që e ka bërë të suksesshme? Kim Kardashian ka një fundshpinë të bukur që dikush u ngrit një ditë dhe tha është fundshpina më e bukur në botë”, u shpreh Gremi.

Ai insistoi se modele të tilla që pasurohen pa bërë asgjë nuk janë shembujt më të mirë të arritjes së suksesit

A është vërtetë kështu?

Në fakt deri diku edhe mund të qëndrojë ky opinion, sepse vetëm 4 vjet pasi prezantoi brendin e saj, Kim e ka zgjeruar biznesin. Tashmë ajo do të shesë edhe të brendshme për meshkuj.

Madje kërkesës së saj nuk i ka rezistuar as futbollisti i njohur Neymar, Në foto duket Neymar i cili ka veshur setin e “SKIM” dhe s’kemi si ta mohojmë që duket mjaftë bukur.

Sigurishit që çdo firmë veshjesh, zgjedh për reklamim persona me imazh dhe që veshjet iu rinë mirë. Por, Kim ka godit ajo ka përzgjedhur veten dhe Neymar, dy persona që përveç profesionit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes  për fizikun.

Ehh, epo ky është fenomeni Kim që po korr sot shumë sukses.