Fifi dhe Graciano kanë vendosur që këtë javë t’i lënë fjalët e tepërta dhe të fokusohen vetëm tek kërcimi.
Gjatë provave të kërcimit, këngëtarja u shpreh se garën e ka vetëm me veten. Ndërsa, Graciano u përlot gjatë rrëfimit të tij.
“Fifin e kam shpirt. Po mundohet shumë, po lodhet shumë. Përballjet janë shumë të forta”, u shpreh balerini, teksa nuk mbajti dot lotët.
Në skenë, çifti erdhi me një charleston energjik. Juria vlerësoi energjinë e Fifit, por Valbona Selimllari i kërkoi të guxojë më shumë dhe të dalë nga zona e komfortit.
Ilir Shaqiri: I shkunde puplat. Ka filluar të dalë bisha që ke brenda. Je në gjysmë. Sa i përket charleston, kishe bërë një trahana të vërtetë. Gjithsesi, përveç disa kontrasteve në hapa, mendoj që ke filluar të kërcesh.
Charleston-i i Fifit dhe Gracianos u vlerësua me 30 pikë nga juria.